Në kuadër të projektit INSIST-VAT, në Universitetin e Prishtinës u zhvillua workshop-i i dytë, i cili mblodhi së bashku ekspertë, akademikë dhe përfaqësues të institucioneve për të diskutuar mbi rëndësinë e ndryshimit, inovacionit dhe zhvillimit të arsimit të lartë.
Në këtë intervistë, Raúl Compés López, Drejtor në CIHEAM Zaragoza, Spanjë, ndan vlerësimin e tij për workshop-in e dytë të zhvilluar në Universitetin e Prishtinës dhe thekson rëndësinë e momentit aktual për të sjellë ndryshime dhe inovacion përmes projektit INSIST-VAT.
🎙️ Si e vlerësoni workshop-in e dytë të zhvilluar në Universitetin e Prishtinës?
💡 Pse është pikërisht tani momenti i duhur që INSIST-VAT të sjellë ndryshim dhe inovacion?
Përmes aktiviteteve të tilla, INSIST-VAT synon të forcojë bashkëpunimin, të nxisë shkëmbimin e njohurive dhe praktikave më të mira, si dhe të kontribuojë në krijimin e një arsimi të lartë më inovativ, bashkëpunues dhe të orientuar drejt së ardhmes.
